X

Rita Lati prezanton për herë të parë motrën dhe batutat e saj në studio


Aktorja e njohur e humorit Rita Lati ka prezantuar ditën djeshme në emisionin e Rudina Magjistarit motrën e saj Norën.

Në shenjë respekti, motra e Ritës i kishte përgatitur një ëmbëlsirë Rudinës e cila e tregoi në studio.

Në atë moment teksa po tregonte recetën, aktorja e humorit nuk nguroi që të bëjë shaka me moderatoren duke i kërkuar që ti kthejë pjatën.

“Mos harro te me kthesh pjaten!”- i tha Rita me humor, duke krijuar të qeshura në studio.

Rita dhe Nora janë rritur në Orikum të Vlorës, e si labe aktorja nuk la pa i kënduar një këngë prezantueses së emisionit, Rudina Magjistari.

Pjesë nga biseda:

Rita Lati: Tani Rudina, s’ka edhe publik moj motër, se si më duket, sikur nuk jam mirë. Do xixëllojë thashë, do xixëlloj që të kënaq Rudinën.

Rudina: Ti shkëlqen sot.

Rita Lati: Edhe, dy labe ke këtu, si të ta shpreh meqë kam edhe Norën këtu, të ta shpreh si ne andej nga Labëria, si i duam ato të mirat mbi të mira. Ti për ne je e mira mbi të mira, jo për Ritën dhe për Norën, por për të gjithë, të gjithë ne që të duam kaq shumë. Unë do e shprehja kështu si labe:

Moj Rudina me lezete, bobo ç’më bërë për vete, Moj Rudina me lezete, bobo ç’më bërë për vete.

Rudina: Po të kishim edhe publikun do ia kishim marrë valles.

Rita Lati: Po thashë, do ia këndoj dy llafe.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Infektimi me koronavirus, studiuesit: Rreziku më i lartë tek autobusi dhe dentisti

Pesë epidemiologë dhe ekspertë të shëndetit publik vlerësuan 10 aktivitete të përditshme në një shkallë 1 deri në 5, ku...

Close