X

Infektimi me koronavirus, studiuesit: Rreziku më i lartë tek autobusi dhe dentisti


Pesë epidemiologë dhe ekspertë të shëndetit publik vlerësuan 10 aktivitete të përditshme në një shkallë 1 deri në 5, ku 1 është një aktivitet me rrezik të ulët dhe 5 një aktivitet me rrezik të lartë.

“Aktivitetet me rrezik më të lartë janë ato që janë brenda, me ventilim të dobët dhe shumë njerëz për periudha të gjata kohe”, vlerëson Ryan Malosh, një studiues në Universitetin e Miçiganit.

“Aktivitetet me rrezik më të ulët janë jashtë, me hapësirë të bollshme në distancë shoqërore dhe për periudha më të shkurtër kohore”.

-Vizita te mjeku – Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.1)
-Pikniku në natyrë -Rreziku i ulët (Mesatarja: 2.3)
-Lojëra në natyrë -Rreziku i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.4)
-Blerjet – Rrezik i ulët deri në i moderuar (Mesatarja: 2.5)
-Kthimi në zyrë -Rreziku i moderuar (Mesatarja: 2.6)
-Vizita tek një i afërm i moshuar- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.2)
-Një prerje flokësh- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)
-Shkuarja në një restorant- Rreziku i moderuar (Mesatarja: 3.4)
-Dërgimi i fëmijës tuaj në një kamp veror- Rreziku i lartë (Mesatarja: 3.9)
-Transporti publik- Rreziku i lartë (Mesatarja: 4.1)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, Magazine
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, moti për çdo qytet

Moti sot parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e mesditës deri në pasdite në relievet e larta malore...

Close