X

Lihen në burg grabitësit, hynë për vjedhur kōkainë por “Boli” i dorëzoi në polici


Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg gjashtë personat e arrestuar pak ditë më parë për një grabitje me ārmë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Në burg janë lëmë Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj.

Tre prej tyre kanë vendosur një palë shkallë në banesë dhe janë ngjitur për të kryer grabitje.

Kur janë ngjitur lart në banesë janë përleshur me pronarin, i cili ka arritur t’u marrë pistoletën.

Të nesërmen ata kanë telefonuar pronarin duke e kërcënuar: Jam tērroristi i mëngjesit.

Pas telefonatës, pronari, që njihet me pseudonimin Boli, i ka denoncuar nga frika.
Përmes telefonatës që i kanë bërë personat, është bërë i munduar identifikimi dhe arrestimi i tyre.

Pas arrestimit, njëri prej tyre ka rrëfyer se kanë shkuar në banesë për grabitur një sasi prej 4 kilogram kōkainë, por nuk kanë mundur.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Raportimi i kryeprokurorit, skenë fyese”!, analisti kryqëzon Kuvendin:Vetëm tetë deputetë në sallë!

Gjatë ditës së sotme në Kuvend raportoi  kreu i prokurorisë së përgjithshme Olsian Çela, lidhur me nivelin e krīminalitetit në...

Close