X

Aktori i “Portokallisë”/ Florjan Binaj del pozitiv me koronavirus. Testohen të gjithë aktorët dhe punonjësit

Aktori i humorit në “Portokalli”, Florjan Binaj është ínfektuar me korònavírus. Burime për Faxweb.al konfirmojnë se ka rezultuar pozitiv. E gjithë trupa e aktorëve të spektaklit të humorit dhe punonjësve i janë nënshtruar tèstit, përgjigjet e të cilave pritet të dalin nesër.

Rasti i aktorit përfshihet edhe në përditësimin e ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë që konfirmoi 66 raste të reja me Còvid gjatë 24 orëve të fundit. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është: 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.

Aktualisht ne sherbimin ínfektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi íntensive ndërsa 2 janë të íntubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me Còvid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Sinoptikanët: Ja si parashikohet moti për ditën e premte

Muaji Qershor i këtij viti më tepër të kujton vjeshtën se sa verën ndërsa edhe dita e sotme ka patur...

Close