X

Blendi Fevziu zbulon shtëpinë ku lindi stërgjyshi i tij në Kolonjë

Në një cikël emisionesh dedikuar destinacioneve interesante dhe të veçanta të Shqipërisë, “Opinion” zhvilloi këtë javë një tur që prekte pjesën jug-lindore të vendit, në zonën Korçë-Leskovik-Përmet.

Gazetari Blendi Fevziu gjatë këtij itinerari ka vizituar edhe fshatin Starje, ku ndër të tjera është edhe origjina e stërgjyshit të tij, Abdyl Ypi, i cili në fakt ishte larguar shumë i vogël prej aty për të studiuar në Stamboll bashkë me vëllezërit e tij.

“Kam një histori personale, kërkova rrënojat ku ka lindur stërgjyshi im, një emër i njohur i historisë së Shqipërisë deri në vitin 1920. Siç ndodh në vende të vogla secili ishte i gatshëm të më tregonte se ku ai kishte lindur 130 apo 140 vjet më parë. 140 vjet në zona të vogla janë thuajse asgjë, kujtesa është e fortë”, tha gazetari.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Agron Duka jep lajmin e hídhur: Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar, humbëm një mik dhe koleg

Kryetari i PAA, Agron Duka ka lajmëruar ndarjen nga jeta të mikut të tij, Arian Musa, pas një beteje të...

Close