X

Agron Duka jep lajmin e hídhur: Ndahet nga jeta biznesmeni i njohur shqiptar, humbëm një mik dhe koleg

Kryetari i PAA, Agron Duka ka lajmëruar ndarjen nga jeta të mikut të tij, Arian Musa, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Duka shprehet se, Musa ishte një biznesmen dhe sipërmarrës i suksesshëm dhe i shpreh ngushëllimet familjes së tij.

E sotmja është një ditë e hidhur. Humbëm një mik dhe një koleg. Arian Musa, që të gjithë e njihnin si ‘Noshi’, u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Një burrë plot energji dhe humor, i guximshëm dhe i suksesshëm në sipërmarrje, plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e tij.

Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë sot te familja Musa, që humbi njeriun e saj të shtrenjtë.
I lehtë të qoftë dheu miku im!
”, shkruan Duka.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Tre trajtime me të bardhë vezësh për një lëkurë të shëndetshme

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Close