X

Fevziu sherr me ekspertin: Tekstet i kuptoj shumë mirë, kam shkruar 15 libra… Pëllumbi: Edhe?


Gazetari Blendi Fevziu ka debatuar mbrëmjen e djeshme me ekspertin e arsimit, Pëllumb Karameto. Fevziu në “Opinion” kishte organizuar një debat me ekspertët për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe u shpreh se teksti kishte shumë gabime.

Por deklaratat e tij kanë hasur në rezistencën e Pëllumb Karametos, i cili tha testi nuk ka pasur asnjë problem.

Debati:

Fevziu: Pse të mos jetë problem dhe zgjidhje ky?

Karameto: Ohu… E merr informacionin e përpunon. Kemi të bëjmë me analizë logjike të tekstit jo me planktonin.

Fevziu: Të 4 përgjigjet janë të diskutueshme. Tekstet e shkruara i kuptoj shumë mirë. Ky tekst ka problem. Kam shkruar të paktën 15 libra, janë përkthyer të paktën në 12 gjuhë të botës

Karameto: Edhe?

Fevziu:Ky teksti ka problem…

Karameto: Ça problemi ka, s’ka problem fare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
DETAJE/ Bie nga skela e katit të dytë, humb jetën 50-vjeçari fierak

Një punëtor, 50-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi gjatë punës në një banesë, ka rënë nga skela e katit të dytë....

Close