

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës u shpall i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të mosjustifikimit të së paku 19.4 milionë lekëve pasuri.
Nga Gjergj Erebara
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin e shkarkimit për Petrit Aliajn ditën e hënë pas një procesi të gjatë në të cilin Aliaj paraqiti disa raporte mjekësore për të shtyrë seancat ndërsa nuk u paraqit në seancën dëgjimore dhe nuk ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit. Së paku një nga raportet e paraqitur nga Aliaj dyshohet se janë të falsifikuara.
Trupa në rastin e subjektit Aliaj kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Brunilda Bekteshi.
Petrit Aliaj e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtar në Delvinë dhe në Sarandë. Në vitin 2004, Aliaj u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me motivacionin “Për kryerjen e veprimeve që vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës”, ndërsa një vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë e riktheu atë në punë në vitin 2006.
Gjatë vitit 2005, Aliaj deklaroi se kishte punuar si avokat për kompanitë e vëllezërve Balili në Delvinë.
Pavarësisht trajektores së ndërlikuar të karrierës së tij, Aliaj u promovua në detyrë në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës. Në vitin 2015, ai u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për mosdeklarim dhe fshehje të burimeve të pasurisë së tij si dhe për deklarime të rreme. Për këto akuza ai u hetua më pas nga Prokuroria e Elbasanit, e cila vendosi të pushojë çështjen penale kundër tij./BIRN – Reporter.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
“100 dështimet e Ramës në 8 vite”/ Basha: Premtoi politika të përgjegjshme fiskale, nuk e mbajti. Detyrimet e prapambetura dëm në stabilitetin e vendit
VIDEO/ Këlliçi: E vërteta e Tiranës ashtu siç është, bruto, e hidhur, pa grimin e propagandës bashkiake
“Jemi në një koalicion me LSI-në pavarësisht listave”/ Negociatori i PD-së tregon detajet për marrëveshjen me aleatët
Ekspertja e PD: Do ta kthejmë Shqipërinë nyje për rajonin, investimet do të rriten deri në 150%!
“Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, Meta: Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo…
Bardhi me të rinjtë në Elbasan: Votuesit për herë të parë kanë në dorë Shqipërinë
Palmer: Interesat e SHBA-ve në Ballkan të qëndrueshme, strategjia ka mbetur e pandryshuar
Sekuestrohet një sasi rekord prej 23 tonësh kokainë
Lini nje Koment