

Një burrë është dënuar me dy javë burgim, pasi u fotografua duke urinuar pranë memorialit të një polici të vrārë në Londër.
28 vjeçari Andrew Banks, e pranoi akuzën në Gjykatën e Magjistratëve të Westminster.
Gjesti i tij ka shkaktuar mjaft reagime në Mbretërinë e Bashkuar, për faktin se Banks kishte dalë sëbashku me persona të tjerë, për të mbrojtur statujat, të cilat janë vandālizuar nga disa protestues, por në vend të “mbronte statujat” përfundoi duke dhūnuar një memorial.
Prokurori tha në gjykatë, se Banks udhëtoi gjatë të gjithë natës për të mbërritur në Londër dhe kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli. Ai vendosi t’u bashkohej disa tifozëve të futbollit për të “mbrojtur statujat” por nuk e dinte se cilat statuja duheshin mbrojtur.
Memoriali pranë të cilit urinoi Banks, i përket oficerit Keith Palmer, vrārë në detyrë në vitin 2017. /TPZ.al/

Të ngjashme
U kundërshtua fort nga SHBA/ Gjermania i hap rrugë ndërtimit të gazsjellësit rus
Prokurori Sherwin: Nuk ka prova për “grupe që do të kapnin e vrisnin” ligjvënës në Kapitol
Ursula von der Leyen për presidentin e ri të SHBA: Pritëm katër vjet për këtë moment
Gjenevë/ OKB paralajmëron: Po shkojmë drejt një ngrohjeje globale të rëndë
SHBA/ Inaugurimi i Joe Biden, 21 mijë gardistë të armatosur në gatishmëri
Koronavirusi arrin dy milionë viktima në gjithë botën, kryeson SHBA, ndjek Brazili
Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67
‘Pandemia po shfrytëzohet’/ Zvicra në referendum për t’i hequr qeverisë të drejtën e masave të izolimit
Lini nje Koment