X

Tjetër vatër infektimi me covid në QSUT, preket edhe Spitali Francez

QSUT vijon të jetë vatra kryesore për infektimin nga Covid-19. Mësohet se dy specializante te Spitali Francez në Tiranë (pjesë e kompleksit të QSUT) kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 duke kthyer edhe këtë spital në vatër infektive.

Dy ditë më parë u morën tamponët e tyre dhe ndërkohë ditën e djeshme kishte dalë përgjigjja e cila kishte rezultuar pozitive për të dyja specializantet. Së fundmi rasti i marrjes së virusit nëpër ambiente spitalore është kthyer në një shqetësim të madh.

Spitali Francez në QSUT përfshin tre specialitete si ORL, Okulistikën dhe Maxillo-Facialen. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë testuar 362 persona, nga të cilat kanë rezultuar 57 pozitiv me Covid 19. Numrin më të madh me raste të reja e ka pasur Kruja, dhe pas saj Tirana, Vlora dhe Shkodra.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
PAMJE TË RËNDA/ Del video e vrāsjes së dyfishtë në hotelin e Kurbinit

Publikohen pamje nga momenti i vrāsjes së dyfishtë në Kurbin, ku viktima mbetën Paulin Marku (Gjergji) dhe Bujar Lika (Hasani)....

Close