

Në 24 orët e fundit, Rusia ka regjistruar 8.706 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të sëmurëve mbi 528 mijë, që prej fillimit të shpërthimi. Rusia tashmë renditet e treta në botë për numrin e të infektuarëve pas SHBA-së dhe Brazilit.
Çdo ditë e më tepër në atje po rritet ndjeshëm numri i të infektuarëve duke ngjallur panik tek qytetarët.
Sipas mediave të huaja Rusia zyrtarisht ka raportuar të paktën 8.706 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarëve në 528.964. Ndërkohë edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm.
Ku në 24 orët e fundit kanë vdekur të paktën 119 person, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 6.948.
U dhëheqësja e task-forcës për koronavirusit, Tatiana Golikova, u shpreh se statistikat për numrin e të vdekurve duhet të rishikohen. Ndërsa Departamenti i Shëndetësisë në Moskë këtë javë ka ndryshuar numrin e viktimave për muajin maj, duke i cituar ndryshimet në mënyrën e përcaktimit të shkakut të vdekjes për pacientët që kanë edhe probleme të tjera shëndetësore.
Megjithatë tashmë Rusia ka nisur të lehtësojë masat kufizuese, që u vendosën në përpjekje të frenimit të virusit.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67
‘Pandemia po shfrytëzohet’/ Zvicra në referendum për t’i hequr qeverisë të drejtën e masave të izolimit
Përgjime masive/ Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përballet në Gjykatën Evropiane
SHBA/ Një vend i përçarë shkon drejt një tranzicioni të trazuar pushteti
Hetime mbi përgatitjet e policisë për protestën e dhunshme në Kapitol
COVID-19, mbi 30 milionë raste në Europë
Macron dhe Erdogan bien dakord të rinisin dialogun
Një milion/ Italia e para në BE për personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid
Lini nje Koment