X

Policia vret një afroamerikan tjetër në SHBA, shefja e policisë jep dorëheqjen


Në Georgia është vrarë të premten një person tjetër me ngjyrë. Shefja e policisë ka dhënë dorëheqje, ndërkohë që protestat kundër racizmit vazhdojnë.

Pas vdekjes së dhunshme të George Floyd, tani po hetohet edhe vrasja në Atlanta e një afroamerikani tjetër. Ai është goditur me plumba nga policia. Zyra për luftën kundër kriminalitetit (GBI), e shtetit federal Georgia thotë se “policia është ftuar të premten në mbrëmje (sipas kohës se atjeshme lokale) në një restorant për ushqime të shpejta.

Në kolonën e automjeteve të krijuar atje, në një makinë kishte fjetur një person, ndërsa të tjerët detyroheshin të parakalojnë. Policia ka shkuar, personi 27-vjeçar ka bërë një test për alkool dhe nuk e ka kaluar. Policia ka dashur ta dërgojë në një pikë policore. Ka ardhur deri tek një përleshje fizike, me ç’rast personi ka pasur një pistoletë me elektroshok – të ashtuquajtrin Taser.

GBI ka kërkuar që të mos nxirren konkludime të përshpejtuara: “Unë nuk do të doja që dikush të paragjykohet për diçka në çfarëdo forme qoftë dhe nga cilado anë qoftë”, tha shefi i GBI, Vic Reynolds. Në video-inçizime shihet se personi me Taser në dorë ka ikur nga policia. Në një moment papritur është kthyer dhe e ka drejtuar pistoletën në drejtim të një polici. E gjitha është zhvilluar shumë shpejt: Polici ka nxjerrë pistoletën zyrtare, i ikuri sërisht është kthyer në drejtim të tij dhe më në fund ai është qëlluar. 27-vjeçari ka vdekur pak më vonë në një spital.

Protesta kundër dhunës policore
Rasti ka shkaktuar në Atlanta demonstrata kundër dhunës raciste policore. Shefja e policisë atje, Erika Shields ka dhënë dorëheqje, njoftoi kryetarja e bashkisë Keisha Lance Bottoms. Polici i përfshirë në vrasje është suspenduar.

Zjarrëfikësit bëjnë të ditur se restoranti para të cilit është vrarë personi me ngjyrë, ndërkohë është djegur gjatë natës. Pranë restorantit është edhe një pikë karburantesh, por deri tani nuk ka të dhëna për viktima të tjera në njerëz. Në pamjet televizive të Fox News dhe CNN është parë flakë e madhe që dilte nga atje. Zjarri është shuar pas një ore, ndërsa mediat njoftojnë për protesta në afërsi të vendit të vrasjes. Protestuesit kanë mbyrllur rrugët dhe kanë shkaktuar kaos në trafik.

Emocionet
Hetuesit e kanë të qartë se në rastet e këtilla ka emocione shumë të mëdha dhe se situata mund të përshkallëzoë, thotë Reynolds. Ai bëri tv ditur se videoja e ngjarjes do të publikohen shpejtë. Njëkohësisht prokurori po heton rastin, ndërsa GBI do t’i ofrojë të gjitha të dhënat.

Prej vdekjes së George Floyd në fund të majit në Minneapolis (të shtetit federal Minnesota) kanë shpërthyer demonstrata të mëdha kundër racizmit dhe dhunës policore, jo vetëm atje por në mbarë SHBA dhe më gjërë. Polici i akuzuar ndërkohë i ka mbajtur Flyodit këmbën në qafë për më shumë se tetë minuta dhe Floyd në fund ka vdekur. Shkaku i arrestimit ishte, siç thuhet, se ai ka dashur të paguajë me një monedhë 20-dollarëshe falco. Ndërkohë janë larguar nga puna, janë arrestuar edhe akuzuar edhe policët tjerë që kanë marrë pjesë në këtë ndërhyrje./DW/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Koronavirusi/ Shumë shtete evropiane hapin kufijtë, por jo me SHBA-të dhe Azinë

Evropa është duke marrë një hap të madh drejt normalitetit, derisa shumë shtete evropiane po i hapin kufijt tre muaj...

Close