X

“Provimi ishte absurd”, maturantët e Shkodrës në protestë për testin e Gjuhë-Letërsisë, kërcënojnë me bojkot

Pas Tiranës, protesta e maturantëve për testin e Gjuhë-Letërsisë është shtrirë edhe në rrethe. Maturantët e Shkodrës janë ngritur gjithashtu në protestë ditën e sotme, ndërsa më herët ka pasur revolta edhe në Fier.

Sipas tyre provimi i Gjuhë-Letërsisë ishte absurd. Ndër të tjera ata shtojnë, se pyetjet e provimit ishin jashtë programit. Maturantët kërcënojnë me bojkot të provimit të radhës nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Maturantët dorëzuan sot në Ministrinë e Arsimit një draft me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas maturantëve përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor.

Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren. Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve. Maturantët kanë kërcënuar, se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të bojkotojnë provimin e matematikës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Fyerjet e kryeministrit, Tabaku-Ramës: Tregon batakun ku ka rënë qeveria e lodhur në ikje

Pas deklaratës ironizuese të kryeministrit Edi Rama në lidhje me qëndrimin e opozitës për çështjen e Eurobondit, vjen një përgjigje...

Close