X

“Çdo ditë mbyllen 60 biznese”, ish-deputetja e PD-së: Dështimi i Ramës bëri që qytetarët të kthejnë sytë nga programi i opozitës

“Nëse ka bërë diçka të mirë zoti Rama në këto 7 vite, ka qenë se në 2013-ën që bëri premtime bombastike dhe nuk mbajti asnjë prej tyre.”. Kështu deklaroi ish-deputetja e Partisë Demokratike Jordia Tabaku gjatë një interviste për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’. Ajo pohoi se me dështimet e kryeministrit Edi Rama, qytetarët kthyen sytë nga programi i Partisë Demokratike.

Mes të tjerash ajo pohoi se çdo ditë në vendin tonë, kryesisht në Tiranë mbyllen 60 biznese në ditë, kjo për shkak të krizës ekonomike. “Jeni duke parë një pjesë mediatike të takimeve. Por përveç zotit Basha, janë në terren të gjithë përfaqësues të tjerë të PD. Janë bërë nga prilli i vitit të kaluar rreth 60 takime me grupet e interesit ku është diskutuar programi. Nuk ka pasur ndonjëherë situatë më dëshpëruese për qytetarët.

Norma e mbylljes së biznesit është pothuajse 60 biznese në ditë. Dhe masivisht në rrugët kryesore të Tiranës, rruga e Durrësit e Kavajës, bizneset kanë ulur qepenat. Kjo nuk është shenjë zhvillimi. Ka një papunësi tek të rinjtë sidomos, të cilët kanë treguar normën më të lartë të largimin nga Shqipëria. Kjo nuk është mirëqenie. Ka një normë të lartë të uljes së aktiviteteve të bizneseve. Eksportet kanë rënë me 44% vetëm si rezultat i uljes së punës së fasonëve.

Turizmi nuk ka filluar operimin e plotë dhe gjatë sezonit do të operojë me gjysmë e kapacitetit për shkak të situatës. Sot ndodhemi në situatë të vështirë ekonomikë. Ka një shpresë të jashtëzakonshme tek njerëzit që presin ndryshimin dhe me një paket të re taksash. Nëse ka diçka që ka ndodhur me këtë qeveri, ka qenë rritja e taksave. Njerëzit presin ndryshim në këtë aspekt. Presin model të ri ekonomik, ku merr frymë ekonomia.

Në çdo fushë të jetës, konkurrenca e lirë bën mirë. Duhet t’i japim prioritet disa sektorëve të veçantë, si bujqësia. Nëse ka bërë diçka të mirë zoti Rama në këto 7 vite, ka qenë se në 2013-ën që bëri premtime bombastike dhe nuk mbajti asnjë prej tyre. Dhe njerëzit krijuan një pritshmëri të lartë, por një dëshpërim të madh. Nëse ka bërë një gjë të mirë, është se ata i kthyen sytë tek ne vetëm prej qeverisjes së tij dhe prej programit tonë. Unë besoj se ekonomia do të vazhdojë të mbetet në fokus.”, tha ajo.

Ndër të tjera Tabaku u ndal edhe tek dy paketat e ndihmës ekonomike të qeverisë për shkak të pandemisë, që sipas saj dhe PD-së nuk kanë qenë të mjaftueshme.

“Ndihma reale që ka dhënë qeveria është ajo që thotë FMN-ja. Pra 0.86 % e PPB-së dhe 88 mln euro, më e ulëta në të gjithë rajonin. Nëse qeveria parashikon se do të ikin nga ekonomia 1,2 mld euro, se do të ketë më pak taksa, më pak konsum, më pak biznese që punojnë, ato kanë hedhur pothuajse 8 % të vlerës. Është e papërfillshme. Ato ende nuk janë mbyllur akoma. Disa biznese e kanë marrë ndihmën, disave iu janë refuzuar. Ato thonë se janë të pamjaftueshme.”, pohoi Tabaku.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Sekuestrimi i 2 milionë eurove në Durrës, kush është shoferi i kamionit i ndaluar nga policia (EMRI)

Sot në Portin e Durrësit autoritetet shqiptare kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të madhe parash, që besohet se është...

Close