X

VIDEO/ Tre mjekë dhe infermierë infektohen me koronavirus


Në vendin tonë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i të infektuarve në total rritet në 1,197. Rastet e reja janë regjistruar: 11 në Tiranë, një në Krujë dhe një në Shkodër.

Po ashtu, njoftohet se mes 13 të infektuarve, tre janë personel shëndetësor, nga 39 të testuar, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Siç njofton ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Sa i përket situatës tek shërbimi Infektiv, aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët pesë janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 183
Krujë 23
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 11
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Shkatërrohet banda e trafikut të drōgës në Itali dhe Shqipëri, 11 të arrestuar

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë finalizuar një operacion të madh kundër trafikut të lëndëve narkotike në të dy vendet...

Close