X

“Tërmet, tërmet”/ Përgjigjja e Gjiknurit kur i kujtojnë përgjimet: Nuk jemi të kulluar!

Analisti Arjan Vasjari i përmendi, në News 24, deputetit Damian Gjiknuri, përgjimet e gazetës gjermane “Bild” që tregonte për shitblerjen e votave në 2017. Edhe pse i përfshirë në ato përgjime, Gjiknuri iu shmang përgjigjes dhe tha se, bëhej fjalë për një rast sporadik që nuk e ka ndryshuar vullnetin e zgjedhësve.

“Nuk ka të kulluar në shoqëri. Natyrisht edhe proceset nuk janë perfekte, por manipulim është kur i heq dikujt mandatin. Ti thua në 1 milion e 700 mijë transaksione vote paska pas disa parregullsi. Njeriu që synon absoluten nuk e përmirëson kurrë veten.

Janë gjëra sporadike. Ja kishim zgjedhje në 2013, pati probleme, por rezultatin se diskutoi njeri. Në 2017 asnjë sondazh nuk e nxirrte Bashën fitues, natyrshëm nuk i fitonte zgjedhjet ai. Prandaj edhe kjo (BILD) u kthye në çështje politike nga ata, pavarësisht se Shqipëria ka halle të tjera të mëdha.

Humbësit duhet të pranojë kush bën lidhje të shkurtër, del nga rruga, do i bjerë gjatë. S’ka gjë më të keqe se të goditet dikush për shkak të një perceptimi mediatik” – tha Gjiknuri në emisionin Real Story.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kulisat/ Kërkesa e Kryemadhit për një komisioner të LSI-së, kryedemokrati nuk e priti mirë…

Reforma zgjedhore, ka ngecur dhe palët nuk po bien dakord në njërën pikë, lidhur me administrimin e procesit zgjedhor. Partia...

Close