X

Shkon në 1197 numri i të prekurve me koronavirus në vend, sot 13 raste të reja


Në vendin tonë, brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 13 raste të tjera me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 1197. Rastet e reja janë konfirmuar nga 282 testime të bëra.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, të infektuarit janë regjistruar: 11 raste në Tiranë, një rast në Krujë dhe një rast në Shkodër.

Po ashtu, njoftohet se janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë tre raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

E PLOTË

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 13 raste të reja, shkon në 1197 numri i të prekurve
266 raste aktive në të gjithë vendin, rreth 68% e tyre janë në Tiranë

Dr. Marjeta Dervishi

Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19, dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.

Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (4 Qershor 2020)
Testime totale 17099
Testime molekulare 15647
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1197
Raste të shëruara 898
Raste Aktive 266

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 183

Krujë 23
Durrës 15
Kamëz 12
Shkodër 11
Mat 9

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
FOTO/ Protesta në Athinë për vrasjen e George Floyd, demonstruesit përplasen me policinë, parullat kundër SHBA: Amerikë, je e padëshiruar në Greqi!

Për vrasjen e George Floyd nuk po mbahen protesta vetëm në qytetet më të mëdha të Amerikës. Greqia ka mbajtur...

Close