X

“Kërkojmë pagën e luftës”, punonjësit e fasonerisë në Berat ngrihen në protestë: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti


300 punonjës të fasonerisë “Marlo tex” në Berat janë duke protestuar sot para Drejtorisë së Tatimeve, pasi kërkojnë pagën e luftës.

Punonjësit ka deklaruar se gjatë periudhës së pandemisë kanë qenë pushim dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

“Kemi qenë një muaj pushim, duam pagën e luftës. Ndërmarrja jonë prodhon çarçafë, çanta. U ndërpre puna se ne jemi prodhim zinxhir, u ndërpre jashtë edhe këtu tek ne.

Po kështu firma nuk ka siguroi as transportin për ne që vijmë nga Kuçova, nga Ura Vajgurore dhe ngelëm pa punë. Pra gjatë kohës së covid u mbyll ndërmarrja.

Ne kërkojmë pagën e luftës, e meritojmë, na kanë thënë që iu refuzohet paga dhe ne nuk dimë arsyen. Disa punëtorë janë¡ nxjerrë në asistencë”, shprehet një nga punonjëset.

Pak ditë më parë, u ngritën në protestë 40 punonjëse të tjera të një fasnonerie në Berat, të cilët kërkuan pagën e luftës. Ndërkohë, për pagën e luftës janë ngritur në protestë edhe 50 punonjës të transportit publik.

Ndërsa Drejtoria e Tatimeve ka bërë thirrje punonjësve që të aplikojnë për pagën e luftës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Telashe për 26 vjeçarin në Kurbin, pasi u vetëplagos me pistoletë, arrestohet

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit pasi është vetëplagosur me armë zjarri. I riu mësohet se është paraqitur...

Close