X

Gent Strazimiri: Rama do të përfundojë si Musolini

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, replikoi me Edi Ramën, pasi, për të mbrojtur sistemin e listave të mbyllura krahasoi Strazimirin me një tjetër të listës jofituese, që është sot në parlament.

Duke përdorur variantin e shkurtuar të emrit Edvin, emrit të parë që ka patur Rama, Gent Strazimiri i ka treguar kreut të qeverisë vendin ku do të takohen së bashku.

Postimi i Gent Strazimirit:

“Vini?! Më thonë që të paskësh marrë malli për mua!

Mos u mërzit se do të takohemi shpejt!!!!

Në “Piazzale Loreto” të pres siç të kam premtuar😉, ti veç mbaj këtë drejtim!!!

Sa më shpejt të ecësh, aq më shpejt me takon😉!”

“Piazzale Loreto” është një shesh në Milano, ku partizanët varën prej këmbësh kufomën e Benito Musolinit.

Mes Ramës dhe Strazimirit ka patur përplaske të forta që në 2014-ën, kur Gent Strazimiri denoncoi në mënyrë të përsëritur se Edi Rama kishte futur më parlament 19 deputetë me të shkuar kriminale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shpërthim i fuqishëm me tritol në Vlorë, hidhet në erë lokali

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qytetin e Vlorës. Sipas të dhënave më të fundit,...

Close