X

Zhdukja e bujshme e Madeleine McCann në Portugali, identifikohet një i dyshuar pas 13 vitesh

Zhdukja e vogëlushes britanike Madeleine McCann në Portugali në vitin 2007, teksa ishte me pushime me prindërit e saj, është një nga ngjarjet më të bujshme në dekada.

13 vite pas kësaj ngjarje, investigimi i Scotland Yard, sëbashku me autoritetet gjermane kanë arritur të identifikojnë një të dyshuar. Ai është një i burgosur gjerman, 43 vjeçar, i cili ka urdhëtuar në Portugali në të njëjtë periudhë që çifti britanik McCann po pushonte sëbashku me fëmijët.

Tre vjeçarja Madeleine McCann, u zhduk nga dhoma e saj ku ishte duke fjetur sëbashku me të vëllanë, ndërkohë që prindërit e saj po darkonin me miq në resortin në Algarve.

Policia në britani nuk i ka ndalur kurrë hetimet për rastin dhe investigimi i fundit nisi në vitin 2011 dhe ka kushtuar deri sot, rreth 11 milionë paund.

Policia sqaron se rasti i McCann, trajtohet si rast i një personi të zhdukur, pasi nuk ka ende prova definitive, nëse vajza është ende gjallë apo ka vdekūr.

Personi i dyshuar, ndodhet në burg në Gjermani, për një çështje që nuk ka lidhje me rastin e McCann.

Zhdukja e Madeleine, ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara në mbarë botën dhe pak kohë më parë Netflix i kushtoi një dokumentar kontrovers, që tregonte pista të ndryshme për zhdukjen e vogëlushes britanike dhe riktheu edhe njëherë në vëmendje ngjarjen e bujshme.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Dokumenti/ Letra sekrete që Ardi Veliu u nisi vartësve në janar: Nuk po punoni për kanābisin!

Në kohën kur në vend po flitet për shtim të kultivimit të kanābisit dhe prokurori i përgjithshëm Olsian Çela u...

Close