X

SHBA/ Edhe tre policë të tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë në vrāsjen e George Floyd

Në SHBA vijojnë protestat pas vdekjēs së afro-amerikanit George Floyd, ndërkohë që CNN raporton se veç policit Chauvin, i cili vendosi gjurin mbi qafën e Floyd, do të akuzohen edhe tre policët e tjerë, të cilët po e mbanin të shtrirë në tokë gjatë kësaj ngjarje.

Chauvin akuzohet për vrāsje në shkallën e dytë, ndërsa ish kolegët e tij, do të akuzohen si bashkëpunëtorë në vrāsje të shkallës së dytë.

Fillimisht tre policët nuk u akuzuan lidhur me ngjarjen, por vendimi i prokurorit ka ndryshuar.

Cuavin u shfaq në një video, duke mbajtur gjurin në fytin e afro-amerikanit për nëntë minuta, ndërkohë që kolegët e tij në asnjë rast nuk ndërhynë për ta larguar, edhe pse Floyd herë pas here dëgjohet teksa thotë “nuk marr dot frymë”.

Ngjarja ka shkaktuar protesta të shumta dhe është dashur ndërhyrja e ushtrisë amerikane, për të rikthyer rendin në disa prej qytetave amerikane.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Aleanca firmos peticionin për Teatrin në Fier, Liçaj: Këta janë shqiptarë që Shqipërinë nuk e duan

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, këtë të mërkurë, është ndaluar pranë mjediseve të teatrit ‘Bylis’ në Fier për të mbledhur...

Close