X

Reforma zgjedhore/ Yuri Kim: Partia në pushtet bëri lëshime, topi është tani në fushën e Luli Bashës!

Ambasadorja Yuri Kim, ka dalë në një prononcim për mediat mbrëmjen e sotme, për të njoftuar se pas shumë orëve negociata, palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, por tashmë i takon Lulzim Bashës të pranojë marrëveshjen.

Kim tha se partia në pushtet, pra mazhoranca, ka bërë lëshime dhe se tashmë “topi” është në fushën e “Luli Bashës”.

Deklarata e ambasadores nënkupton se pas ditës së sotme, nuk ka më çështje që mund të negociohen, sepse mazhoranca ka bërë lëshime maksimale, ndaj tashmë i takon liderit të opozitës të dakordësohet dhe të mbyllë marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Jemi takuar edhe për nëntë orë dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm.

Në një negociatë, sidomos kjo që është kaq e rëndësishme, çdo parti duhet të japë diçka, që Shqipëria të fitojë. Çdo parti në fakt ka dhënë diçka dhe ka marrë diçka. Populli shqiptar mund të fitojë edhe më shumë.

Çdo palë dha, por më duhet t’i jap merita të vecanta partisë në pushtet. Partia në pushtet ka privilegje dhe ndaj duhet të jepnin më shumë dhe e bënë. Ndaj, e përgëzoj partinë në pushtet për atë që ata kanë bërë.

Ne kemi atë që mund të jetë, një marrëveshje shumë e mirë.  Është një marrëveshje që do ta vendosë Shqipërinë drejt antarësimit në BE. Veç remomandimeve të ODHIR, përmban disa hapa domethënëse që nuk janë në rekomandimet e ODHIR por do të jenë një hap i rëndësishmën përpara për Shqipërinë. 

Ka ardhur koha për opozitën, për PD-në, për mikun tim Luli Basha, të balancojnë të gjithë faktorët dhe të thonë “po”, për popullin shqiptar dhe “po” për Shqipërinë në BE. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në fushën e tij“, tha Yuri Kim.

/TPZ.al/

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Dalin SMS të tjera nga përgjimet e rrjetit të prōstitutave në Kavajë

Nga përgjimet e tjera të kryera nga hetuesit në kuadër të operacionit “Zhuri” në zonën e Kavajës u godit një...

Close