X

Luli Basha del urgjent tek shkallët e partisë, pas deklaratës së Yuri Kim për reformën zgjedhore

Lulzim Basha është paraqitur urgjentisht në shkallët e selisë së Partisë Demokratike, pas deklaratave të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, se tashmë topi është në fushën e Bashës për të pranuar marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Basha ka thënë vetëm dy fjali të shkurtra, duke lënë të kuptohet se ka ende një çështje të pazgjidhur, të cilën nuk e bëri publike.

Është bërë progres rreth administrimit të procesit zgjedhor, Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme“, tha Basha.

Video:

Ambasadorja Kim tha pak më parë, se palët janë pranë marrëveshjes dhe se mazhoranca ka bërë lëshime, por tashmë “topi është në fushën e Luli Bashës”.

Jemi takuar edhe për nëntë orë dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm.

Në një negociatë, sidomos kjo që është kaq e rëndësishme, çdo parti duhet të japë diçka, që Shqipëria të fitojë. Çdo parti në fakt ka dhënë diçka dhe ka marrë diçka. Populli shqiptar mund të fitojë edhe më shumë.

Çdo palë dha, por më duhet t’i jap merita të vecanta partisë në pushtet. Partia në pushtet ka privilegje dhe ndaj duhet të jepnin më shumë dhe e bënë. Ndaj, e përgëzoj partinë në pushtet për atë që ata kanë bërë.

Ne kemi atë që mund të jetë, një marrëveshje shumë e mirë.  Është një marrëveshje që do ta vendosë Shqipërinë drejt antarësimit në BE. Veç remomandimeve të ODHIR, përmban disa hapa domethënëse që nuk janë në rekomandimet e ODHIR por do të jenë një hap i rëndësishmën përpara për Shqipërinë. 

Ka ardhur koha për opozitën, për PD-në, për mikun tim Luli Basha, të balancojnë të gjithë faktorët dhe të thonë “po”, për popullin shqiptar dhe “po” për Shqipërinë në BE. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në fushën e tij“, tha Yuri Kim.

/TPZ.al/

Deklarata e Yuri Kim:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Reforma zgjedhore/ Yuri Kim: Partia në pushtet bëri lëshime, topi është tani në fushën e Luli Bashës!

Ambasadorja Yuri Kim, ka dalë në një prononcim për mediat mbrëmjen e sotme, për të njoftuar se pas shumë orëve...

Close