X

U gjet i pajetë në Durrës, siriani 20 vjeçar dyshohet se u vra, detaje të reja


Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një sirian, 20-vjeç, u gjet i pajetë në lagjen nr.1 të qytetit.

Paraprakisht dyshohet se i riu sirian u vra nga bashkëkombësit e tij.

Mësohet se një dëshmitar ka rrëfyer se ka parë pak çaste para gjetjes së viktimës një tjetër shtetas sirian, me njolla gjaku në trup, i cili po ecte me nxitim nga “Vollgat” në drejtim të bashkisë

Të tjera detaje për ngjarjen nuk bëhen ende të ditura, ndërsa policia ka nisur hetimet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Reforma Zgjedhore/ Anëtarët e Këshillit Politik takim me ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman

Anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore pritet të takohen ditën e sotme me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, me...

Close