X

Rritja e rasteve me koronavirus, mes tyre gjashtë mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë


Ministria e Shëndetësisë konfirmoi këtë të martë 21 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Gjashtë prej tyre janë personel mjekësor.

Bëhet fjalë për pjesëtarë të personelit të Qendrës Shëndetësore nr.9 në Tiranë, në të cilën pak ditë më parë u konfirmua edhe një mjek, raporton Abc News.

Nga 21 rastet e reja, përkatësisht janë 14 në Tiranë, tre raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19.

“Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë gjashtë raste.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik”, tha ministria.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Letra e Ruçit/ Përgjigjet zëdhënësi i Metës: Presidenti e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues. Ka propozuar tre emra për KLSH

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, në lidhje me letrën që kryeparlamentari Ruçi i...

Close