X

Reforma Zgjedhore/ Anëtarët e Këshillit Politik takim me ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman


Anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore pritet të takohen ditën e sotme me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe me ambasadorin britanik, Duncan Norman.

Takimet do të zhvillohen para orës 17:00, pasi pasditen e sotme pritet të mblidhet sërish Këshilli Politik.

Nuk dihet saktësisht se çfarë do të diskutohet në mbledhjen me ambasadorët, por fokusi do të jetë çështja e teknologjisë, për të cilën palët nuk janë dakordëruar.

Pas disa muajsh mbledhjesh dhe diskutimesh Këshilli Politik dështoi të arrinte një marrëveshje që të pranohej nga të dyja palët politike.

Më 31 maj, ditë e cila ishte edhe afati i fundit i kësaj reforme, palët nuk u darkordësuan për çështjen e teknologjisë, rolin e Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare.

Në përfundim të mbledhjes, opozita dhe maxhoranca shkëmbyen akuza me njëra-tjetrën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Djali im u drōgua nga 65-vjeçari, s’ka bërë gjë”,vëllai i 15-vjeçares së përdhūnuar përballet me nënën e 20-vjeçarit: Më kërkuan të tërhiqnim denoncimin

Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që u zbulua javën e shkuar, ku një...

Close