X

Rama flet për herë të parë për Ardi Veliun: Drejtori gaboi, por është me integritet dhe shumë profesional!

Kryeministri Edi Rama, ka folur për herë të parë për skandalin ku u përfshi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili tentoi të justifikojë dhūnën ndaj një 15 vjeçari, duke i bërë një gjyq publik nënës së tij, me një video të marrë nga një film.

Rama tha se drejtori i policisë ka gabuar në këtë rast, por do të vijojë të qëndrojnë në detyrë, sepse është “me integritet moral” dhe ka dëshmuar “profesionalizëm”.

Së pari më lejoni të sqaroj që sigurisht, drejtori, për të cilin kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizmin dhe rezultatet, ka gabuar në këtë rast. Jam më i prirur të pranoj ndjesën e tij publike, se sa moralistët e mexhelisit të këtij vendi. 

Nuk ishte përpjekje për të justifikuar dhūnën, sepse polici për të cilin bëhet fjalë është pezulluar menjëherë dhe është çuar në hetim penal. 

Ishte një përpjekje e keq shpjeguar, për të thënë, dakord, edhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin në mirëedukimin e brezit të ri. E thënë ashtu, ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij, duke e njohur dhe vlerësuar për integritetin moral të pa vendosur në diskutim nga askush dhe profesionalizmin, çështja për mua është e mbyllur. 

Ata që predikojnë më shumë moral dhe më shumë ligjësi morale kam fatin ti njoh, siç kam fatin të njoh drejtorin. Mes këtyre, zgjedh drejtorin“, tha Rama.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Edhe sot të bllokuar në Morinë, Policia e Kosovës: Test negativ ose shtatë ditë karantinë

Shqiptarët e Shqipërisë janë duke hasur pengesa të mëdha për të kaluar në Kosovë për shkak të masave të marra...

Close