X

Liroi shumë të dënuar përjetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nis hetim ndaj gjyqtares


Inspektorati i Lartë të Drejtësisë ka nisur hetimin administrativ ndaj gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Një vendim i tillë ka ardhur si rezultat i ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë për lirimin e shumë personave të dënuar me burg për jetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, ish-numri dy i bandës së Durrësit.

Mësohet se ILD-ja i ka kërkuar gjyqtares Hoxha që të paraqesë pretendimet e saj në lidhje me ankesën e ardhur, e ndërsa sa i përket caktimit të një mase ndaj saj, ILD shprehet se nuk ka një vendim pasi i përket prokurorisë ta vendosë.

Në janar të këtij viti, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kerkoi pezullimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, pasi me vendimin e saj liroi nga burgu, Endrit Doklen.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Palët të vazhdojnë diskutimet,” komisioneri i BE reagon për Reformën Zgjedhore: Është thelbësore arritja e marrëveshjes

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyim ka reaguar pasi Këshilli Politik nuk arriti një marrëveshje mes palëve për Reformën...

Close