Tronditet edhe futbolli shqiptar nga Koronavirusi, teksa 24 orë para rifillimit të kampionatit, një lojtar i Bylisit dyshohet se ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Sipas asaj që shkruan “Procesi Sportiv”, një nga lojtarët e Bylisit ka rezultuar pozitiv dhe ka sjellë ankth të madh te pjesa tjetër e skuadrës.
Thuhet se lojtari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin.
Një lajm ky shumë i keq për kampionatin shqiptar, i cili do të rinisë ditën e nesërme pas diskutimeve të shumta prej kohësh.