X

Flet babai i 15-vjeçares së përdhūnuar: Si e ngacmonte roja i shkollës poshtë pallatit, i kërkova ndihmë drejtorit


Babai 15-vjeçares së përdhūnuar nga roja i shkollës, Abas Doga, dhe tre të rinj, ka rrëfyer në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ngjarjen e rëndë, që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Babai i të miturës tha se e ka kuptuar prej më shumë se një viti ngacmimin e rojës ndaj të bijës dhe është ankuar te drejtori i shkollës, i cili i ka thënë se do të merrte masa.

I ati tha se nuk i ka parë fotot dhe videot nūdo të së bijës, që ja ka bërë roja me të rinjtë, pasi i vjen zor.

“Nuk i kam parë videot, se më vinte zor. I kishte djali në telefon”, tha babai i 15-vjeçares.

Pyetje: Para se t’iu viheshin videot e fotot në dispozicion, kishit dijeni ç’po ndodh me vajzën?

Babai i 15-vjeçares: Dyshoja pak te roja, por jo deri në këtë pikë. Dyshoja se para pallatit bënte shenja, ruante gocën.

Më shkonte mendja ta kap, që t’i thoja çfarë kishte me vajzën, por ai largohej. Me këto shenjat e vogla ka më shumë se një vit.

Shkova u ankova të drejtori i shkollës, i kërkova të merrnin masa se ai më ngacmonte gocën, nuk e lë të hyjë te dera, i fishkëllen.

Pyetje: Drejtori mori masë?

Babai i 15-vjeçares: Më tha që do të fliste me të. Më tha të mos kem merak, se ai është i vjetër, nuk i bën këto punë.

Familja e rojës mori masa, por unë e mora vesh në fund që e kishin nxjerrë nga shtëpia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Alfred Cako dhe disa qytetarë marshojnë në Tiranë kundër masave ndaj Covid

Një grup aktivistësh janë mbledhur tek ish-parku Rinia dhe kanë nisur një marrshim përgjatë Bulevardit Kryesor të Tiranës në drejtim...

Close