X

Edhe sot të bllokuar në Morinë, Policia e Kosovës: Test negativ ose shtatë ditë karantinë


Shqiptarët e Shqipërisë janë duke hasur pengesa të mëdha për të kaluar në Kosovë për shkak të masave të marra prej qeverisë atje.

Problemi u shfaq ditën e djeshme kur me hapjen e kufirit nga Shqipëria, mijëra shqiptarë të Shqipërisë morën makinat për të kaluar në Kosovë, por papritur atje u përballen me kushtet e policisë së Kosovës, sipas të cilës lejohej futja vetëm për ata që kishin bërë një test dhe kishin dalë negativ brenda katër ditësh ose të qëndronin për shtatë ditë në karantinë.

Kjo pengesë bëri që gjatë ditës së djeshme të kthehen mbrapsht mijëra qytetarë, ndërsa problemi vijon edhe sot.

Në një reagim për Abc News, zyra e për Informim e Policisë së Kosovës konfirmon se nuk ka asnjë ndryshim tek kushtet e futjes në territorin e Kosovës.

Sipas saj, sot do të lejohen të futen ata që kanë një test negativ të koronavirusit brenda katër ditëve ose nëse futen, duhet të qëndrojnë shtatë ditë në karantinë.

Përgjigja e zyrës për Informim të Policisë së Kosovës:

Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendim ka hapur kufijtë tokësor në pikat kufitare; Merdare, Vermicë, Kullë, Hani Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë.

Sipas vendimit zyrtar të gjithë personat që hyjnë në territorin e Kosovës, obligohen t’iu nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore.

Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Kosovës dhe posedojnë rezultatin negativ për testin covid-19, jo më të vjetër se 4 ditë nuk i nënshtrohen procedurave të vet izolimit.
Ata që nuk e kanë testin detyrohen të vetë izolohen për 7 ditë.

Policia nuk refuzon hyrjet, por vetëm realizon detyrat sipas procedurave të parapara ligjore dhe zbaton vendimin e Qeverisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Liroi shumë të dënuar përjetë, mes tyre dhe Endrit Doklen, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nis hetim ndaj gjyqtares

Inspektorati i Lartë të Drejtësisë ka nisur hetimin administrativ ndaj gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Një vendim i tillë ka...

Close