X

Vrāsja e afro-amerikanit, reagon Majkëll Xhordan: Mjaft më! Të ndryshojmë sistemin


Njëri prej ikonave të sportit botëror Majkëll Xhordan shprehu tërë indinjatën e tij në rrjetet sociale pas vr āsjes skandaloze të 46-vjeçarit afro-amerikan Xhorxh Floid nga policia e Mineapolisit përpara disa ditësh.

Në “Twitter”, ish-kampioni i basketbollit shkruan se ngjarja e ka bërë tepër “të nervozuar dhe të dëshpëruar” dhe për më tepër ka ardhur t’i jepet fundit racizmit shtetëror amerikan.

“Jam thellësisht i pikëlluar, tepër i prekur dhe shumë i nervozuar. E shikoj dhe ndiej dhimbjen, zemërimin dhe acarimin e secilit. Jam në krah të atyre që duan ta çrrënjosin racizmin nga populli jonë. Kemi përjetuar boll.

Nuk kam përgjigje, por zërat tanë të bashkuar tregojnë fuqi dhe aftësi për të mos u ndarë. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të tregojmë dhembshuri dhe të mos i kthejmë kurrë shpinën brutalitetit të pakuptimtë.

Duhet të vazhdojmë të demonstrojmë paqësisht kundër padrejtësisë dhe të kërkojmë llogaridhënie. Zëri ynë i bashkuar duhet të ushtrojnë presion ndaj liderëve tanë për të ndryshuar ligjet ose të shfrytëzojmë të drejtën e votës për të ndryshuar sistemin.

Secili duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe duhet të punojmë bashkë për të vendosur drejtësinë.

Zemra ime është bashkë me familjen e Xhorxh Floidit dhe me të gjithë ata që vuajnë prej akteve brutale dhe të pakuptimta”, shkruan ish-ylli i Cikago Bulls.

Xhorxh Floid u ndalua nga policia e Mineapolisit dhe vdiq si pasojë e asfiksimit pasi një oficer policie i bllokoi frymëmarrjen për gati 9 minuta.

Fotot e ngjarjes tronditëse shkaktuan zemërimin e pjesës më të madhe të publikut amerikan.

Në Mineapolis qytetarët e komunitetit afro-amerikan kanë shpërthyer në protesta të dhunshme kundër policisë. Shumë sportistë janë solidarizuar me vdekjen e Xhorxh Floidit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, SPORT
Tajsoni do t’i kthehet boksit, ish-kampioni britanik: Majku mund të vdesë në ring!

Boksieri britanik Dilan Uait befasoi mbarë botën me prononcimin e tij të fundit duke thënë se ish-boksieri Majk Tajson mund...

Close