X

U denigrua nga Ardi Veliu, flet Zaida Çobo: Kam kandiduar në polici, ata i kanë patur të dhënat e mia

Nëna e djalit të dhūnuar nga efektivët e Policisë, Zaida Çobo, ka vendosur që të dalë në ekran për të sqaruar gjithë ngjarjen e ndodhur. E ftuar në studion e “360 gradë”, ajo dhe të ftuarit e tjerë kanë diskutuar lidhur me forcën e përdorur nga Policia.

Në fjalën e saj, aktivistja Ira Kurti është shprehur se edhe nëse nëna do të ishte kríminelja më e madhe e vendit, sërish 15-vjeçari nuk duhet të ishte dhūnuar nga efektivët e Policisë. Në këtë moment ka ndërhyrë Zaida, e cila ka treguar se kishte aplikuar për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

PJESË NGA BISEDA:

Çobo: Ardi Veliu bëri gabimin e dytë duke mos më kërkuar falje. Ndërkohë zoti Veliu më njeh shumë mirë sepse…

Ira Kurti: Po sikur ta marrim ne se zonja është kríminele. Marrim rastin ekstrem, marrim rastin ekstrem…

Çobo: Unë vjet kam aplikuar për Akademinë e Rendit dhe ata i kanë të gjitha dosjet e mia aty.

Ira Kurti:… e para e punës ky gjeti këtë evidencë, është e jashtëligjshme ta publikojë atë evidencën siç e ka publikuar. Është e jashtëligjshme…

Çobo: Absolutisht po.

Ira Kurti:…marrim rastin ekstrem që zonja është kríminele. E dyta nuk mban përgjegjësi fëmija për prindin, mund të mbajë prindi për femijën, por jo fëmija për prindin.

Çobo: Vjet kam kandiduar në polici.

Zheji: Pra të dhënat e Zaidës i ka pasur policia sepse Zaida ka aplikuar.

Çobo: Më 2 shtator të 2019-ës tek Pallati i Kongreseve, për 2 orë kam dhënë provim me shkrim dhe për 2 pikë nuk e kam marrë.

Zheji: Z. Veliu duhet të këshillohesh të dalësh nga kjo situatë se të kanë futur aty ku s’thuhet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident masiv në Durrës, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme. Janë përplasur tre automjete, dhe për pasojë kanë mbetur...

Close