X

Tajsoni do t’i kthehet boksit, ish-kampioni britanik: Majku mund të vdesë në ring!


Boksieri britanik Dilan Uait befasoi mbarë botën me prononcimin e tij të fundit duke thënë se ish-boksieri Majk Tajson mund të vdesë në ring përballë kampionit Tajson Fjuri.

Është diçka absurde. Majk Tajsoni mund të vdesë në ring. Ka shumë thashetheme për një ndeshje midis një 31-vjeçari dhe një 53-vjeçari.

Është diçka që nuk ka kuptim dhe s’të inkurajon aspak. Po nëse Majku vdes në ring?!

I kemi hedhur shumë baltë këtij sporti, nuk kemi nevojë për diçka të tillë. Është diçka pozitive që një njeri të bëjë një video në ‘Instagram’, por të kthehesh pas kaq kohësh dhe të luftosh për 12 raunde është diçka komplet tjetër.

Në moshën e Majkut trupi të detyron të bësh diçka, kurse mendja të shtyn të bësh tjetër gjë. Ai mund të lëndohet keq, kjo më shqetëson.

Majk, je një legjendë e gjallë. Vazhdo të jesh i tillë”, deklaroi ish-kampioni i botës në peshat e rënda për kategorinë WBC.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ankandi për Marash Kumbullën, në garë edhe Juventusi

Seria A po përgatitet për të luajtur pjesën e fundit, atë që mbeti pezull pas shpërthimit të pandemisë së Koronavirusit,...

Close