X

Sërish hije dyshimi mbi komisionet e Vetingut, paditet një tjetër gjyqtare

Ish-gjyqtarja e Apelit në Shkodër, Hajrie Muçmataj, kallëzon në SPAK gjyqtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj. Muçmata e larguar nga KPK në nëntor të vitit të kaluar pasi nuk arriti të kalonte vettingun në tre shtyllat e tij ka kallëzuar sot anëtaren e KPK, Alma Faskaj, për të cilën thotë se është shkarkuar nga KLD në vitin 1996. E njëjta akuzë si për gjyqtarin Luan Daci, i cili tashmë është pezulluar nga detyra në KPA.

Faskaj ka qenë anëtare e Komisionit që shkarkoi më 11 nëntor Muçmatën. Në kallëzimit e kësaj të fundit thuhet se, Faskaj ka punuar gjyqtare në Gjykatën e Lushnjës dhe është shkarkuar nga detyra, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Për largimin nga kjo detyrë, Muçmataj ka kërkuar informacion nga KLGJ.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Lajm i fundit/ Lëkundje tërmeti shkundin Tiranën dhe Durrësin

Një lëkundje e fortë tërmeti u ndje rreth orës 22.23 të së hënës në Tiranë dhe Durrës. Sipas EMSC, lëkundja...

Close