X

Reforma Zgjedhore/ Dështimi për arritjen e konsensusit, Basha thërret në takim aleatët


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një takim aleatët këtë të hënë, pas dështimit për të arritur konsensus për reformën zgjedhore në tryezën e Këshillit Politik mbrëmjen e 31 majit.

Panorama raporton se mbledhja do të zhvillohet në orën 14:00 në selinë blu.

Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
VIDEO/ “Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit,” Basha: Rama bredh me charter privat me lekët e shqiptarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lënë në “mëshirë të fatit” shqiptarët, ndërsa shtoi se një...

Close