X

Protestuesit i afrohen Shtëpisë së Bardhë, Trump futet në bunkerin nëntokësor për t’u mbrojtur


Protestat masive në Amerikë pas vrasjes së George Floyd nuk kanë të ndalur saqë mbrëmjen e djeshme protestuesit janë afruar edhe pranë Shtëpisë së Bardhë për ta sulmuar atë.

Ky fakt ka trembur Presidentin amerikan Donald Trump që ndodhej brenda saj, duke e detyruar që të vendoset në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë për t’u mbrojtur sa më shumë.

Mediat e huaja shkruajnë se Trump është futur në bunkerin nëntokësor që mbrëmjen e së premtes kur protestuesit po përplaseshin me policinë, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës së famshme.

Sipas “The New York Times” lideri i Shtëpisë së Bardhë është dërguar në bunker pasi protestuesit i larguan barrikadat afër portave të Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së premtes.

Nga ana tjetër “CNN” shkruan se Presidenti ka qëndruar aty për rreth një orë para se të kthehej në zyrë. Nuk është e qartë nëse atë e kanë shoqëruar bashkëshortja Melania dhe djali Barron.

Megjithatë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dhënë asnjë koment mbi raportime të tilla për Trump, ndërsa Shërbimi Sekret nuk ka folur për shkak të shqetësimeve operacionale.

Presidenti Trump e akuzoi kryetaren e Uashingtonit, Muriel Bowser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.

Ndërkohë Shërbimi Sekret përmes një deklarate tha se policia amerikane e parqeve dhe policia metropolitane e kryeqytetit kanë qenë në vendin e ngjarjes të premten në mbrëmje.

Protesta në Uashington ishte në mesin e shumë protestave të tjera që shpërthyen pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Jemi konfrontuar fizikisht, e kam denoncuar tim atë edhe më parë”, flet djali i rojës që përdhūnoi të miturën dhe filmimet ia shpërndau tek tre djem

I biri i rojës së shkollës në Babrru, Abas Dokut që akuzohet se ka përdhūnuar një 15-vjeçare, nxënëse në shkollën...

Close