X

Prokuroria kërkon 135 vjet burg për klanin māfioz italo-shqiptar

Në Itali po zhvillohet gjyqi për një nga klanet māfioze të përforlura vitet e fundit të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Dhjetë persona u arrestuan në një operacion të finalizuar në 25 janar 2019.

Klani njihej si grupi i Viterbos dhe drejtohej nga italiani Giuseppe “Peppino” Trovato dhe shqiptari Ismail “Ermal” Rebeshi për të cilët prokuroria kërkoi 20 vite burg.

Për Spartak “Ricmond” Patozi u kërkuan 16 vite burg, Shkëlzen “Zen” Patozin, 14 vjet burg, për Gazmir “Gas” Gurgurin, 10 vjet e 8 muaj si dhe për Sokol Dervishi, “Codino”, i penduari i drejtësisë u kërkuan 8 vite burg.

Nga 9 deri në 14 vite burg u kërkuan edhe pjesëtarë të tjerë të grupit, një rumun dhe disa italianë. Përveç burgimit, prokuroria ka kërkuar edhe 3 vite dënim me provë për Rebeshin, Gurgurin, Patozin si dhe për 3 pjesëtarë të tjerë të grupit.

Ky grup akuzohet për një sërë veprash penale si trāfik drōge, kërcënime, zhvatje, gjobëvënie dhe grābitje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ylli Rakipi: Rama kërkon mandat të tretë me çdo çmim, reformën zgjedhore po e bllokon mazhoranca

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin "Në fokus" në Tv T, ka folur për reformën zgjedhore dhe dështimin e...

Close