X

Princi belg, i infektuar me koronavirus, kërkon falje: Më vjen shumë keq për veprimet e mia


Një princ belg që u infektua me koronavirus, pasi mori pjesë në një aheng në Spanjë, kërkoi falje dhe tha se “do t’i pranojë pasojat”.

“Më vjen shumë keq për veprimet e mia”, tha ai.

Princi Joachim, 28 vjeç, ka udhëtuar nga Belgjika për në Spanjë më 26 maj për një program të praktikës.

Dy ditë më vonë, ai ka marrë pjesë në një aheng në qytetin Kordoba.

Sipas raporteve të mediave spanjolle, princi – nip i mbretit Philippe të Belgjikës – ka qenë në mesin e 27 njerëzve në aheng.

“Më vjen keq që nuk i kam respektuar të gjitha masat e karantinës gjatë udhëtimit tim.

Në këtë kohë të vështirë nuk kam dashur të ofendoj askënd”, tha princi Joachim.

Rregullat e karantinës në Kordoba nuk lejojnë tubimin e më shumë se 15 njerëzve.
Policia spanjolle tha se ka nisur hetimet për ahengun.

Ata që konfirmohen se kanë shkelur rregullat e karantinës, mund të ndëshkohen me gjobë deri në 10,000 euro.

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në aheng thuhet se janë në karantinë.

Princi Joachim thuhet se ka simptoma të lehta të koronavirusit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Pagesë 22 euro”/ Hapet kufiri me Kosovën, por drejtuesit e mjeteve përballen me një tjetër tarifë, shoferi: Nuk kam t’i paguaj

Ditën e sotme është hapur kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Që prej mëngjesit të sotëm ka patur një fluks të...

Close