X

“Po dëmtohemi shumë”, bizneset në Sarandë dalin në protestë: Ndaloni punimet në bulevardin e qytetit


Pronarët e bizneseve në Sarandë janë ngritur sot në protestë dhe kërkojnë anulimin e punimeve në bulevardin e ri të qytetit.

Ata shprehen se punimet kanë 11 muaj që po bëhen dhe duhet të ishin përfunduar, që rruga të hapej për sezonin turistik.

Ata shprehen se janë prekur dhe nga kriza e COVID-19 dhe vera është shpresa e vetme për të punuar, ndaj kërkojnë hapjen e bulevardit.

Bizneset shprehen se protestat do të vazhdojnë deri në pezullimin e punimeve nga firma ndërtuese.

Bulevardi i Sarandës është një pikë kyçe, ku lidh pjesën qendrore të qytetit dhe gjatë verës është vendi më i frekuentuar nga turistët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Koronavirusi shkakton shtatë vīktima në Maqedoninë e Veriut

Kurba tashmë ka kapërcyer jashtë parashikimeve në Maqedoninë e Veriut. Me fillimin e qershorit, që ditën e parë Maqedonia e...

Close