X

PD: Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi një miliard lek për të prishur gjelbërimin e parkut “Rinia”

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se me supertenderin një miliard lekësh ka betonizuar 6 mijë m2 sipërfaqe të gjelbërt.

Zhupa, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë një verifikim të pamjes se si ishte parku para zhvillimit të tenderit me superfondin dhe pas ndërhyrjes, nga ku rezulton se fushës së gjelbërt i janë hequr rreth 6 mijë m2, të cilat tashmë janë betonizuar

Postimi i Zhupës

“PRO cdo këndi lojrash, KUNDRA shpërdorimit të parasë publike, KUNDRA paligjshmërisë, KUNDRA betonizimit që kryen Erion Veliaj.

Kryebetonieri Veliaj shpërdoroi 1 miliard lek per te prishur gjelberimin e nje parku per femije edhe te rritur, nje mjedis relaksues, lojrash ne natyre edhe i gjelber per ta bere ate gjoja si kend lojrash ne kundershtim edhe me ligjin dhe kriteret e Planit Urbanistik te Tiranes!

Referuar dokumentit të Strategjisë Territoriale të zhvillimit për Bashkine Tiranë është konsideruar Parku Rinia si hapesire te rendesishme ambientale ekologjike.

Është e dukshme që Bashkia Tiranë përpiqet ta propagandojë si një projekt modern por në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës me klientin e ngushtë Agikons shpk dhe betonizimi i të fundit hapësirë të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt rreth 6000 m2!

Betonizimi eshte e vetmja metode pune qe njeh Veliaj ne krye te Bashkise Tirane!”

PRO cdo këndi lojrash, KUNDRA shpërdorimit të parasë publike, KUNDRA paligjshmërisë, KUNDRA betonizimit që kryen Erion…

Posted by Ina K. Zhupa on Monday, June 1, 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Konfirmohen katër vdekje dhe dy raste të reja me koronavirus në Greqi

Dy raste të reja të koronavirusit në Greqi u njoftuan të hënën pasdite. Numri i përgjithshëm i rasteve është 2.918,...

Close