X

Pandemia dhe tërmeti, borxhi publik shtohet me 380 mln euro


Borxhi publik arriti në tremujorin e parë të vitit 2020 në 66.7 për qind të PBB-së duke u rritur me 0,9 pikë përqindje në krahasim me fundin e vitit 2019. Në vlerë neto borxhi publik është rritur me mbi 47 miliardë lekë ose rreth 380 milionë euro.

Arsyet për rritjen e borxhit publik lidhen me ndikimin që pati tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia Covid.  Në muajt në vijim borxhi publik do të rritet edhe më tej për shkak se efektet e pandemisë do të shtrihen përgjatë gjithë vitit.

Në tre mujorin e parë të vitit qeveria mori një hua prej 174 milionë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, teksa shtoi intensitetin e financimeve nga tregu i brendshëm.

Sipas skenarëve bazë të qeverisë dhe FMN-se kriza do të rrisë borxhin publike më shumë se 1,2 miliardë euro.

700 milionë euro do të jenë kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare, BE etj., ndërsa mbi 600 milionë euro janë programuar të financohen me Eurobond.

Efektet negative të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe kriza ekonomike që krijoi pandemia COVID do ta çojnë borxhin publik të vendit tonë në 75.6% të PBB-së këtë vit, për të shkuar në një trajektore rënëse pas 2021, referoi Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimin që bëri për kërkesën e Shqipërisë për financim emergjent nga kuotat në Fond.

Fondi thotë se shkak për rritjen e borxhit do të jetë rënia ekonomike, e cila parashikohet në -5%, nga 3% që ishte pritshmëria në fillim të vitit.

FMN ka përllogaritur se sipas skenarit bazë, borxhi bruto parashikohet të bjerë gradualisht nga kulmi i rreth 75.6% në vitin 2020 në rreth 59.1% e PBB-së në 2025.

Duke supozuar se niveli i deficitit primar do të mbetet në 3.3% të PBB-së, raporti i borxhit do të mbetet i lartë, në rreth 73.6% të PBB-së./Monitor/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Dështimi i Reformës Zgjedhore, Maliqi: Duhet revoltë popullore, Rama nuk e njeh votën e lirë

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka reaguar sot, një ditë pasi dështoi Reforma Zgjedhore. Në një deklaratë për...

Close