X

Lindin kampionatet U13 e U21, Ekzekutivi i FSHF-së miraton strategjinë 5-vjeçare

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Në drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar dhe miratuar të gjithë materialet e propozuara nga Departamentet e ndryshme në FSHF. Një nga pikat më të rëndësishme ishte vendosja për fillimin, nga sezoni 2020-2021, i kampionateve kombëtare U-13 dhe U-21 si dhe u miratua strategjia 2020-2025 e FSHF.

Më pas janë diskutuar dhe debatuar shumë pika të rendit të ditës, si edhe janë miratuar ristrukturimet në organigramën e FSHF dhe strategjia e Futbollit të femrave e përgatitur nga Sektori përkatës pas konsultineve me UEFA-n.

Pikë tjetër diskutimi ishte dhe projekti më i ri i FSHF, Futbolli 5×5, për të cilin Federata do të nxisë krijimin e një kampionati kombëtar dhe ka krijuar një strukturë në Federatë për të ndjekur këtë synim ambicioz.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Barcelona kryeson projektin, La Liga që në këtë sezon me spektatorë në stadium

Spanja është një nga vendet që e vuajtën më shumë përhapjen e pandemisë, duke regjstruar mijëra viktima, me spitalet që...

Close