X

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë 88-vjeçari në Spitalin Infektiv nga COVID-19

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

I moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimtomatik për sëmundjen. 88-vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

Me vdekjen e 88-vjeçarit mbrëmjen e sotme shkon në 34 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
“Fiks Fare”/ Pesë milionë lekë nën dorë për të marrë një licencë të transportit të udhëtarëve

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal korrupsioni, ku një qytetar pagoi plot pesë milionë lekë ryshfet për...

Close