X

FOTO/ Makina me fëmijë përmbyset në mes të rrugës, dalin pamjet e aksidentit në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për përplasjen e dy makinave, ku njëra prej të cilave ka patur edhe fëmijë brënda.

Nga aksidenti është përmbysur njëri nga mjetet, ndërsa dyshohet për të lënduar.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Gjenden granata e plumba disavjeçarë në Shkodër, priten forcat xheniere për t’i ekzaminuar

Disa municione, granata dhe plumba janë gjetur në njësinë administrative Gur i Zi në Shkodër. Municionet ishin prej vitesh aty...

Close