X

Dy vite karrierë/ Tayna bën premtimin publik për fansat e saj


Reperja më në zë e momentit, Tayna, debutoi për herë të parë në skenën shqiptare me bashkëpunimin me Don Phenom, të titulluar “Columbiana”.

Kënga u bë hiti i momentit dhe Tayna u kthye në reperet më të komentuara, e cila nisi të kërkohej kudo nëpër koncerte dhe fama e saj u rrit dita-ditës.

Reperja vazhdoi të sillte të tjera projekte si personale, ashtu edhe bashkëpunim, duke ngjitur një nga një shkallët e suksesit të saj.

Dy vite nga dita kur dogji për herë të parë skenën shqiptare, Tayna është një ndër artistet më të paguara të vendit.

Me këtë rast, ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur që prej fillimit dhe i ka premtuar publikisht fansave të saj se do të vazhdojë t’i argëtojë.

“U bënë 2 vite karrierë! Prej atëherë jam rrit çdo këngë e më shumë e po më duket që jam që 20 vite këtu! E për këtë ju jam falenderuese juve krejtve që vazhdoni m’i dëgju këngët e mia, e unë kam me vazhdu me ju argëtu!”- shkruan ajo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
‘Më mban mirë’, Mateus Frroku flet për të dashurën këngëtare

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Mateus Frroku ishte i ftuar ditën e djeshme tek "E Diell", ku gjatë intervistës foli...

Close