X

Dren Abazi: Klikimet nuk masin cilësinë e muzikës

I ftuar në emisionin “Kafe shqeto” në Syri TV, këngëtari Dren Abazi ka rrëfyer për ditët e izolimit, lidhjen e fortë me kitarën, si dhe për projektet e reja, që pritet të lançohen së shpejti.

Zëri më i dashur i muzikës xhaz, ka treguar se këto kohë i ka kaluar me njerëzit e dashur.

Jam munduar të mos ekspozohem shumë, por, sidoqoftë kam dalë për ndonjë ecje përreth shtëpisë. Sa i përket daljes nëpër bare, nuk jam ndonjë fans i madh i daljes paradite”, është shprehur Dreni.

Kënga “Zjarr e akull” u publikua pak para se të niste periudha e karantinimit. Abazi pohon se është pritur mjaft mirë dhe se koncertin e fundit e ka pasur në Tiranë.

I pyetur nga moderatori, sa i përket rëndësisë së shikueshmërisë, ai është shprehur kështu:

Padyshim që klikimet kanë rëndësi, por nuk janë gjithçka. Sidomos, sot, kur të gjitha fenomenet brenda ditës bëjnë bujë”, ka thënë këngëtari.

Në fund, artisti theksoi se përgjatë verës do të sjellë produksione të reja.

“Ka disa gjëra të reja që do të dalin përgjatë vitit. I kam kushtuar më shumë kohë vetes, kitarës. Kjo më ka bërë të ndihem mirë”, ka thënë Dren Abazi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Reshje shiu me intensitet të ulët, moti për çdo qytet

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mori për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin....

Close