X

Dështimi i Reformës, Vasili demaskon Gjiknurin: Ja propozimet tona, para 83 ditësh!

Zv.kryetari i LSI, Petrit Vasili, një nga anëtarët e Këshillit Politik, ka zbuluar sot me dokumente, prapaskenat që ka luajtur mazhoranca derisa bëri të mundur dështimin e Reformës Zgjedhore, pikërisht kur po shkonte drejt fundit të saj. Vasili tregoi se, Damian Gjiknurit, përfaqësuesit të PS, propozimet e Opozitës së Bashkuar i ishin dërguar 83 ditë më parë.

Vasili i solli në rrjetet sociale këto fakte para qytetarëve sot: “Propozimet e Opozitës së Bashkuar janë paraqitur në Këshillin Politik që në 9 mars, plot 83 ditë më parë! Çdo pretendim për kushte shtesë është thjesht mashtrim për të legjitimuar rrëmbimin e zgjedhjeve në tavolinë nga Rilindja. Ja depozitimi zyrtar i propozimeve me Këshilin Politik“.

Vasili hodhi poshtë kësisoj pretendimet e Gjiknurit se Opozita kishte shtuar shtuar kërkesa të reja, që sipas Gjiknurit ishin bërë pengesë për arritjen e konsensusit. “Por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflektojmë një pjesë të mirë të kushteve të opozitës, të fillohet të cedohet dhe të dilet me kërkesa të reja”, qe shprehur Gjiknuri pas mbledhjes së fundit të Këshillit Politik.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Përplasen makinat në Burrel, pesë persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos. Raportohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar...

Close