X

Ardi Veliu publikoi videon, Manjani: Kryeministri doli pa brekë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, tha se janë të paktën katër vepra penale të kryera nga policia në rastin e familjes së Zaida Çobos.

“Në raport me familjen e zonjës, janë disa vepra penale. Janë të paktën katër vepra penale, që lidhen me abuzimin me detyrën nga ana e Policisë së Shtetit, vepra që prekin dinjitetin dhe lirinë e të drejtave të njeriut dhe privacinë dhe vepra penale që lidhen me dinjitetin e njeriut. Është fyerje e pastër, e rëndë”, tha Manjani.

Referuar videos së publikuar nga kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ku Zaida Çobo shfaqej me një pístoletë në dorë, Manjani tha: “Ja ta zënë se ishte ashtu siç e mendoi drejtori, atë zonjën që ishte me armë. E ça pastaj. Kjo duhej të justifikonte rrāhjen e çunit në mes të rrugës? Po Kryeministri ka dalë pa brekë, ca duhet të bëjë? Duhet të rrāhë policia fëmijët? Nuk funksionon kështu, Drejtori i Policisë nuk është drejtori i moralit”.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Zaida Çobo dhe avokati i saj u shprehën se do t’i drejtohen gjykatës, me një padi mbi Ardi Veliun.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
‘Na puthin në fushata, pastaj nënën ku ta kemi’/ Fjalimi i aktorit ekzalton qytetarët

Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në tubimin e sotëm para Teatrit të Korçës për të sensibilizuar njerëzit që të...

Close