X

Alarm në kadastrën e Durrësit, familjarët e specialistes konfirmohen me koronavirus


Konfirmohen pozitivë për koronavirus familjarët e një punonjëse në kadastrën e Durrësit.

Kadastra e Durrësit është alarmuar pasi familjarët e specialistes së sportelit, vjehrra dhe vjehrri i saj, kanë rezultuar me Covid-19. Punonjësja ndërkohë është vetëkarantinuar.

Abc News raporton se familjarët e saj ndodhen të shtruar në spital.

Kontaktet e kësaj specialiste, kanë qenë me të gjithë specialistët e tjerë të institucionit por edhe me qytetarë.

Ndërkohë në kadastrën e Durrësit nuk ka asnjë masë siguruese ndaj Covid, ka shumë njerëz dhe të gjithë specialistët e këtij institucioni po presin udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata kanë dalë në oborr dhe nuk pranojnë më të punojnë duke larguar edhe qytetarët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Protestuesit i afrohen Shtëpisë së Bardhë, Trump futet në bunkerin nëntokësor për t’u mbrojtur

Protestat masive në Amerikë pas vrasjes së George Floyd nuk kanë të ndalur saqë mbrëmjen e djeshme protestuesit janë afruar...

Close